Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Arritëm ta shpërfaqim Serbinë e vërtetë para opinionit ndërkombëtar” – Deputetja e VV-së

Gazeta10
04 October 2023 - 21:16

Në emisionin “Politiko”  me gazetarin Kushtrim Sadiku, deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu, ka deklaruar që me kundërsulmin në veri “arritëm ta shpërfaqim Serbinë e vërtetë para opinionit ndërkombëtar.

Ajo tutje ka thënë që kjo është arritur falë mbështetjes ndërkombëtare.

“Së pari duhet të ofrohet siguri për Kosovën, pastaj të sanksionohet Serbia e pastaj të mendohet për bisedime”, ka thënë deputetja e VV-së.

Deputetja tha që duhet të sigurohemi që një sulm i tillë të mos përseritet më si dhe SHBA-të të vëjnë sanksione ndaj Serbisë.

Sipas saj është e pamundur që të shkëputet Radojiçiq nga Vuçiqi sepse ai ka qenë nënkryetar i Listës Serbe e cila është krijuar pikërisht nga Beogradi. / Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.