Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Arritje e madhe e kompanisë kosovare Illyrian në SHBA, programi eShkollori fillon zbatimin në shtetin e Texas

Gazeta10
10 December 2022 - 12:22

Kompania kosovare Illyrian SHPK ka arritur një ujdi të madhe në SHBA sa i perket implementimit të programeve të saj inovative në fushën e arsimit sikurse eShkollori. Gjatë ditës së djeshme është zyrtarizuar marrëveshja për fillimin e implementimit të sistemit eShkollori në Amerikë mes Illyrian ShPK dhe Texas Education Initiative.

Kjo marrëveshje që arrin vlerën e mbi një miliard dollarë parasheh që shërbimet e kësaj platforme të ofrohen për të gjitha shkollat publike në ShBA duke filluar në Texas, raporton Gazeta10.

“Faleminderit të gjithë përkrahësve në Kosovë, ekipa Illyrian dhe në veçanti komuniteti shqiptaro-amerikan i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në këtë proces. Vlerësojmë lartë prezencën e zëvendësambasadorit Bujar Maxhuni dhe përkrahjen nga Ambasada e Kosovës në Washington DC” thuhet në njoftimin e kompanisë Illyrian.

Platforma eShkollori është platformë kosovare e zhvilluar për digjitalizimin e sistemit edukativo-arsimor për nivelet e shkollimit nga klasa e 1-rë deri në klasën e 12-të.

Kjo platformë digjitalizon administratën e shkollave, sistemin e mësimdhënies dhe mësimnxënies, sistemin e raportimit dhe vlerësimit të nxënësve, sistemin e komunikimit në mes të prindërve, nxënësve dhe institucioneve shkollore, menaxhimin e personelit të shkollave etj.

Shteti i parë në SHBA që do ta përdorë këtë platformë në të gjitha nivelet e arsimit është Texasi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.