
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë në grupmoshat e reja, Ermir Rashica po largohet nga Superiorja.
Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka.
“Rashica nuk është më lojtar i yni”, u shpreh Gjoka pas ndeshjes sot.
Ish-lojtari i Trepçës ’89 pritet t’i bashkohet skuadrës së Metalist Kharkiv në Ukrainë.
Kjo skuadër ka ofruar 800 mijë euro dhe duket se kjo do jetë shifra e këtij transferimi.