Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Arsenal – Chelsea, ndeshja kryesore e kësaj xhiro në Premier League

Gazeta10
28 Prill 2023 - 10:03

Këtë javë zhvillohet xhiro e 34-të në elitën e futbollit anglez, e cila në përbërje ka disa ndeshje interesante.

Ndeshja kryesore e kësaj xhiro është derbi londinez mes Arsenal dhe Chelsea.

Sfida e cila luhet në “Emirates Stadium” luhet të martën e 2 majit, me Arsenalin dhe Chelsean që janë në kërkim të fitoreve pas formës jo të mirë që po kalojnë kohëve të fundit.

Ndeshje tjetër interesante do të zhvillohet edhe mes Liverpool e Tottenham, me dy klubet që po ‘luftojnë’ për një vend në Evropë.

Ky duel luhet të dielën me fillim nga ora 17:30 dhe zhvillohet në stadiumin e zhurmshëm, “Anfield Road”.

Ndërkohë, kampioni në fuqi I Anglisë, Manchester City këtë javë udhëton për në Londër te skuadra e Fulham.

Takim ky që parashihet të luhet të dielën me fillim nga ora 15:00.

Manchester United në këtë xhiro do të jetë nikoqir I ekipit anglez më në formë në vitin 2023, Aston Villas.

Ndeshja e cila luhet në “Old Trafford” do të luhet të dielën, po ashtu në ora 15:00.

Tabelës së klasifikimit në Premier League I prin skuadra e Arsenalit me 75 pikë, 2 më

shumë se Manchester City në vendin e dytë, I cili ka edhe dy ndeshje më pak.

Top katërshen në elitën e futbollit në Angli e përmbyllin skuadrat e Neëcastle United dhe Manchester United.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.