
Arsenal ka dërguar ofertë prej 60 milionë funtesh në drejtim të Brighton për mesfushorin e tyre, Moises Caicedo.
Ekuadoriani, i cili shkëlqeu këtë sezon në Premier League me Brighton dhe me Ekuadorin në Botërorin “Katar 2022” është në ‘radarin’ e shumë klubeve nga elita e futbollit anglez.
Chelsea po kryesonte garën për të, me një ofertë prej 55 milionë funtesh që u refuzua nga skuadra e Brighton gjatë këtij afati.
Sipas Fabrizio Romano, bisedimet mes Arsenal dhe Brighton janë në fazën përfundimtare.