Sport

Arsenali favorit për të nënshkruar me Seskon

Gazeta10
26 Shtator 2024 - 14:56

Benjamin Sesko është njëri nga qendërsulmuesit më të kërkuar në Evropë.

 

Sulmuesi shtatlartë me shumë gjasë po kalon edicionin e tij të fundit te RB Leipzig, pasi për shërbimet e tij kanë shprehur interesim disa nga top klubet evropiane.

 

Mediat në Angli raportojnë se është Arsenali skuadra që aktualisht po i prin garës për transferimin e Seskos.

 

Sulmuesi slloven edhe në verën që lamë pas kërkohej nga shumë skuadra, por në fund vendosi që të rinovojë kontratën me Leipzigun.

 

Kontrata e re e mban Seskon në Leipzigu deri në qershor të vitit 2029.

 

21-vjeçari iu bashkua klubit gjerman nga Salzburgu në vitin 2023 për shumën e 24 milionë eurove.

 

Arsenali është duke vuajtur për një sulmues të qendrës, dhe e shohin sllovenin si lojtarin ideal për atë pozitë.

 

Sesko ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në dy të tjerë në gjashtë paraqitje këtë edicion në të gjitha garat.

 

Përveç Arsenalit, edhe Manchester United është duke e monitoruar situatën e sulmuesit slloven.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.