Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Arsenali interesohet për Davidin

Gazeta10
13 March 2023 - 13:20

Skuadra e Arsenalit ka shprehur interesim për sulmuesin Jonathan David, ka njoftuar “The Sun” të hënën. Mësohet se Arsenali ka vendosur ta rivalizojë Leipzigun dhe Bayernin për shërbimet e 23-vjeçarit, i cili në fund të sezonit do të largohet nga Lille.

Për kartonin e Davidit, Arsenali është gati të ofrojë deri në 40 milionë euro, pasi sulmuesi pëlqehet shumë nga trajneri Mikel Arteta.

David këtë sezon ka treguar një formë të mirë, ku në 29 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, ka shënuar 21 gola. Ai është pjesë e ekipit francez prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Genti i Belgjikës dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2025.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.