
Arsenali nuk po ndalet me transferime këtë sezon. Pas nënshkrimit me Timber, Rice, Havertz, radha tanimë është për pozitën e portierit.
“Gunners” po dëshirojnë që të shtojnë konkurrencën në atë pozitë, me klubin që tashmë është afër arritjes së marrëveshjes me portierin e Brentford, David Raya.
Klubi i Brentford do të përfitojë 30 milionë funte nga ky transferim.
Portieri spanjoll, Raya do të nënshkruajë kontratë me Arsenalin deri në vitin 2028, me testet mjekësore që do të vijojnë gjatë kësaj jave.
Gjatë sezonit të kaluar, Raya ishte paraqitur në 39 ndeshje me Brentford, duke mbajtur 12 herë portën e paprekur, gjersa kishte pranuar 47 gola në të gjitha garat.