Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Arsenali shënon fitore si mysafir

Gazeta10
25 February 2023 - 17:59

Lideri i tabelës, Arsenal kanë shënuar fitore të rëndësishme si mysafir i Leicester City.

Ndeshja që u luajt në “King Power Stadium” përfundoi me rezultat minimal 1-0, edhe pse Arsenali i Artetas krijoi disa raste të mira për shënim.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi anësir brazilian, Gabriel Martinelli në minutën e 46-të.

Pas kësaj fitore, Arsenali rrit epërsinë e pikëve ndaj vendit të dytë, duke shkuar në +5 pikë ndaj skuadrës së Manchester City, ndërsa Leicester City e sheh veten në pozitën e 14-të.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.