
Arsenali ka shënuar fitore 4-1 ndaj Crystal Palace, me ndeshjen që u luajt në kuadër të xhiros së 28-të në Premier League.
Llogarinë e golave në këtë ndeshje e hapi Gabriel Martinelli, i cili shënoi në minutën e 28-të të ndeshjes, ndërsa për rezultatin 2-0 u përkujdes Saka, me golin e shënuar në fund të pjesës së parë.
Pjesa e dytë filloi furishëm për Arsenalin, me Granit Xhakan që shënoi golin e tretë të ndeshjes.
Pas këtij goli, reagoi edhe Crystal Palace, që shënuan nëpërmjet Jeffrey Schlupp për rezultatin 3-1.
Ndërsa, për epilogun final të takimit u përkujdes Saka, me anglezin që shënoi golin e dytë personal në ndeshje dhe të 4-tin për Arseanlin.
Pas kësaj fitore, Arsenali përforcon pozitën e parë me 69 pikë, 8 më shumë se vendi i dytë, Manchester City.
Ndërkohë, Crystal Palace, që sapo shkarkuan nga detyra trajnerin, Patrick Vieira, pozicionohen të 12-tit në tabelën e elitës së futbollit anglez.