Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Arsenali synon ta nis sezonin me fitore ndaj Nottinghamit, formacionet zyrtare

Gazeta10
12 Gusht 2023 - 12:55

Arsenali dhe Nottingham Foresti kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e parë të sezonit 2023/24 në Ligën Premier.

Topçinjtë janë nikoqir të Nottinghamit në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin Emirates me fillim nga ora 13:30.

Ekipi i Mikel Artetës synon ta nis sezonin me fitore, pasi dëshiron të tregoj këtë sezon se janë më të fortë sesa në të kaluarin ku luftuan deri në fund për titull.

Në anën tjetër, mysafirët shpëtuan në fund sezonin e kaluar pa rënë nga kategoria dhe duan këtë sezon ta nisin me rezultate pozitive për të mos rrezikuar rënien.

Te vendasit debutojnë transferimet e reja si Kai Havertz, Declan Rice dhe Jurrien Timber.

ArsenalRamsdale; White, Saliba, Partey, Timber; Rice, Havertz, Odegaard; Saka, Nketiah, Martinelli; 

NottinghamTurner; Worrall, Boly, McKenna; Aurier, Yates, Danilo, Mangala, Ola Aina; Gibbs-White, Johnson.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.