Gazeta10

Arsenali triumfon bindshëm ndaj Chelseat

Arsenali ka triumfuar 3-1 ndaj Chelseat në derbin  zhvilluar në kuadër të javës së 34-të në Ligën Premier.

Goli i epërsisë erdhi në minutën e 18-të, kur Granit Xhaka asistoi te Martin Odegaard që realizoi për 1-0.

Dyshja bashkëpunuan sërish, me mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane që asistoi te norvegjezi në minutën e 31-të për 2-0.

Kaluan vetëm tre minuta nga goli i dytë, dhe vendasit shënuan edhe të tretin, tani përmes Gabriel Jesusit.

Pjesa e parë përfundoi me këto tri gola, derisa në të dytën ishte një pamje tjetër.

The Gunners nuk ia dolën më të shënonin gol, ndërsa Blutë e thyen mbrojtjen vendase për herë të parë dhe të fundit.

Ishte minuta e 65-të e takimit kur Mateo Kovacic asistoi te Noni Madueke, që realizoi për 3-1.

Pati raste deri në fund të takimit, mirëpo mungoi konkretizimi, duke bërë që derbi londinez të përfundonte me këtë rezultat.

Pas javës së 34-të, Arsenali është rikthyer në vendin e parë me 78 pikë, dy më shumë se Manchester City që ka dy ndeshje më pak, ndërsa Chelsea është në të 12-in me 39 sosh.

NË FOKUS

418182730_743633051288017_6642594476175055703_n
E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti
900-0-policia-naten-ne-shkoder-vrasje-972x579-1
E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë
Adriana-Matoshi-2-668x375-1
Adriana Matoshi në iftar me ish bashkëshortin dhe të birin
LAJMI-I-FUNDIT
Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrat
konf
Kështu nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit
vrasje
Dy meshkuj gjenden të pajetë në Prishtinë, policia jep detajet e fundit  
Tri
Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut