
Kantautori i njohur kosovar, Art Abazi, u ka kërkuar falje medieve pasi që nuk e kishte mohuar se ishte ndarë nga e fejuara e tij.
Abazi përmes një postimi në Instagram, ka shkruar se u kërkon medieve për reagimin e paarsyeshëm rreth këtij lajmi, transmeton Gazeta10.
“Përmes këtij postimi i kërkoj falje mediave për reagimin e paarsyeshëm që unë kam bërë ndaj tyre dhe gjithë njerëzve që më kanë ndjekur virtualisht gjatë gjithë këtyre ditëve e të cilët ndoshta edhe i kam zhgënjyer për një moment pa dëshirën time. Sidoqoftë, e vërteta qëndron në faktin që unë dhe ish-partnerja ime kemi vendosur t’i ndajmë rrugët për t’i kontribuar qetësisë dhe të ardhmes sonë.”, ka shkruar ai./Gazeta10