
Klubi i Futbollit Shkëndija njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me shefin e stafit teknik të kuqezinjëve, Artim Shaqiri. Raporton Gazeta10.
Bashkëpunimi me trajnerin Shaqiri ndërpritet me marrëveshje të dyanshme, pasi klubi dhe trajneri kanë konsideruar se ndërprerja e bashkëpunimit në këtë moment është në të mirë të të dyja palëve.
Pas gjashtë xhirove të para në elitën e futbollit të Maqedonisë Veriore, Shkëndija është e treta me 11 pikë, 7 më pak se lideri Struga. Shaqiri në të kaluaren ka qenë trajner Kukësit dhe Flamurtarit të Vlorës. /Gazeta10/