
Kombëtarja shqiptare vijon me seancat përgatitore për dy miqësoret me Kilin dhe Suedinë, më 22 dhe 25 mars. Grupi është i plotë që nga dita e djeshme me ardhjen e Naser Alijit duke bërë që trajneri Sylvinho të ketë të 26-të lojtarët në dispozicion të plotë.
Lojtarët kanë zgjedhur edhe numrat që do të mbajnë në fanellë. Me interes pritej se kush do të ishte ‘9-shi’ i skuadrës teksa kemi disa bombera në ekip. Jasir Asani do të vijojë të ketë numrin 9, pavarësisht ardhjes se Brojës e Manajt të cilët kanë zgjedhur 27-tën dhe 19-tën respektivisht.
Të tjerët thuajse nuk ndryshojnë, Asllani mban 21-shin si te Interi, Laçi 14-tën tradicionale, Seferi ka zgjedhur 17-tën pasi Kumbulla do të ketë 15-tën që ka mbajtur edhe më parë. Prurja e re, Arbër Hoxha ka zgjedhur numrin 8-të.
-Numrat e futbollistëve-