Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Askush s’mund t’i falë krimet e Serbisë në Kosovë

Gazeta10
03 March 2023 - 3:46

Shkruan: Arben Ahmeti

Një pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (Salih Mustafa) është dënuar me 26 vjet heqje lirie. Dënim kapital dhe dënimi më i ashpër për një pjesëmarrës direkt në luftërat e ish-Jugosllavisë. Më shumë nuk janë dënuar as ata që e shkaktuan Srebrenicën.

Nuk ka komandant zone në UÇK që nuk e ka kaluar një proces gjykimi pas luftës në Kosovë. Kjo nuk është kurrëfarë drejtësie e as drejtësi tranzicionale. Është fushatë si rezultat i investimit të madh të Serbisë, me qëllim që të manipulohet e vërteta. Nuk do të ishte kaq e suksesshme nëse nuk do të kishte edhe naivitet nga ana jonë. Tash kur personalitetet protagonistë të lirisë dhe pavarësisë janë në burg, Serbisë i konvenon ta harrojmë të kaluarën.

As në ëndrrat më të çmendura, Serbia nuk do të synonte rezultat më të mirë: Më shumë të dënuar në anën e shqiptarëve, protagonistët kryesorë në burg. Nuk mund të tejkalohet e kaluara. Jo pas kësaj fushate dhe pas këtij turpërimi. As nuk kemi çfarë të harrojmë e as çfarë të falim.

Unë besoj që kryeministri Kurti nuk do ta pranoj këtë. E kemi obligim të reagojmë të gjithë ndaj kësaj padrejtësie, obligim ndaj të ardhmes dhe së kaluarës. Duhet të reagojmë edhe për t’i shpëtuar burrat e gratë profesionistë të Speciales. Edhe ata janë viktima të një të pavërtete njësoj siç ishte Dick Marty.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Opinion 10
22 October 2026
Opinion 10
19 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.