
Suedia e Kosovare Asllanit ka eliminuar nga Botërori për futbolliste Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
SHBA-ja është kampione në fuqi, por Suedia doli më e suksesshme të dielën në ndeshjen e 1/8 së finales, pas ekzekutimit të penalltive.
Asllani ishte titullare dhe kapitene e skuadrës, ndërsa luajti deri në minutën e 81-të.
Loja e rregullt u mbyll 0:0, kurse në penallti Suedia fitoi 5:4.
Penalltitë ishin shumë dramatike. Shënime e dështime pati nga të dyja skuadrat.
Penalltinë e shtatë për SHBA-në e humbi mesfushorja Kelley O’Hara, kurse Lina Hurtig ishte e saktë në goditjen vendimtare dhe e dërgoi Suedinë në çerekfinale.