Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Ata kanë dal vet nëpër atë flakë”, rrëfimi rrëqethës i familjarit për shpërthimin e bombolës së gazit

Gazeta10
15 January 2024 - 8:23

Ishin mbledhur të afërm nga Kosova e diaspora në shtëpinë e familjes Brahimaj në Kçiq të Mitrovicës, pasi njëri nga familjarët e tyre ishte i sëmurë.

Mirëpo, teksa po qëndron të gjithë së bashku, ata u tronditën nga shpërthimi i një bombole gazi në podrumin e shtëpisë.

Afrim Brahimaj, familjar i të lënduarve, ka dhënë detaje se si ka ndodhur i gjithë rasti.

“Janë kanë duke ngrënë bukë në bodrum. 14 anëtarë kanë qenë aty, kurse 3 anëtarë kanë shpëtuar pa lëndime”, ka thënë Afrim Brahimaj për Kanal10, raporton gazeta10.

“Ata kanë arritur të dalin vet nëpër flakë. Dëme ka të mëdha”.

Brahimaj sqaroi se shpërthimi është shkaktuar nga një bombol katër litërshe e gazit.

“Bombol gazi, jo me nxehje, ka qenë bombol gazi katër litërshe”, ka thënë Brahimaj./Gazeta10/

Kronikën e plotë e gjeni me poshtë…

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.