
Siç raportojnë mediat e afërta me klubin madrilen Diego Simeone pritet të shkarkohet nga posti i trajnerit tek “Los Cholchoneros” pas eleminimit nga Champions League madje nuk ka arritur të sigurojë një vend që dërgon në Europa League.
Eleminimi i fundit i Atletico Madrid nga faza e grupeve të Champions daton në vitin 2007, ndërsa pas 15 viteve vjen një tjetër eleminim që me gjasë do të ketë efekt shkarkimi për Diego Simeonen.
Tashme thuhet se Atletico ka filluar bisedimet me emrat e mundshëm si pasues të argjentinasit.
Luis Enrique mbetët njëri ndër emrat më serioz që do të dëshironin drejtuesit e klubit ta merrnin në stolin e tyre, por duket objektiv i vështirë të arrihet pasi që momentalisht Enrique udhëheqë kombëtaren spanjolle dhe në këtë pikë asnjë trajnerë nuk do dëshironte të linte një botëror që po i troket tek dera për të marrë një klub në menaxhim.
Momentalisht Atletico Madrid gjindet në poziten e tretë tabelare në “La Liga” por dukshëm larg nga dy pretendentët për titull kampion Real Madrid dhe Barcelona.