Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Atletico Madrid hap sondazh me këngën e Ledri Vulës

Gazeta10
01 March 2024 - 20:12

Një nga klubet më të vjetra spanjolle, Atletico Madrid, është shumë aktiv në rrjetin social “TikTok”.

Përmbajtje me pyetje, pjesë nga stërvitjet dhe shumë momente gazmore të futbollistëve postohen me bazë ditore në llogarinë zyrtare të ekipit.

Pyetja e radhës për ndjekësit e faqës së ekipit ishte për të gjetur se cili lojtar është në fotografi nga stërvitja e ditës.

Çka e bën më të veçantë këtë postim ishte pikërisht melodia e sondazhit, që është këngë e reperit shqiptar Ledri Vula.

Bëhet fjalë për këngën “Beautiful”, të cilën Ledri e këndon me Flori Mumajesin.

Ndërkaq, lojtari në sondazh është Rodrigo De Paul.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.