Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Atletico Madridi interesohet për Verrattin

Gazeta10
11 July 2023 - 19:12

Marco Verratti mund të paraqitet në La Liga të Spanjës në edicionin 2023/2024. Interesim për mesfushorin e PSG-së ka shprehur skuadra e Atletico Madridit. Kështu ka raportuar të martën “Marca”.
Verratti pëlqehet nga trajneri i Atleticos, Diego Simenoe. Për mesfushorin italian interesim ka shprehur edhe skuadra e Romës.

Por 30-vjeçari ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Ai me skuadrën nga Parisi ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.

Pjesë e Parisit është prej vitit 2012, ndërsa në 276 ndeshje në Ligue 1 të Francës ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar 42 herë. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.