
Mbyllja e rrugës ‘Xhorxh Bush’ ka vështirësuar qarkullimin e autobusëve të Trafikut Urban në kryeqytet.
Kjo gjendje po shkakton vonesa të autobusëve të cilët nuk po arrijnë në cak sipas orarit të planifikuar.
Qytetarët e Prishtinës kanë nisur të ankohen se autobusët e Trafikut Urban po vonohen dhe nuk po qarkullojnë sipas orarit të planifikuar, raporton gazeta10.
Sipas qytetarëve, autobusët po vonohen deri në 30 minuta, ata janë ankuar në faqen “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, duke publikuar edhe video.
“Qytetaret presin deri ne 30 minuta dhe autobuset vonohen per shkak te mbylljes se rruges Xhorxh Bush. Ajo rruge te pakten duhet te lirohet per qarkullimin e transportit publik. Nga rrethi ne Kodren e Trimave bene deri ne 1 ore”, thuhet në njoftimin e kësaj faqeje e ku shfaqet një video ku shumë qytetarë shfaqen duke pritur në stacion.

Madje me 14 janar është paralajmëruar një protest për të kërkuar lirimin e rrugës ‘Xhorxh Bush’ në kryeqytet, pasi mbyllja e saj ka shkaktuar kaos në trafik.
Shumë qytetarë ankohen se presin deri 1 orë në kolona për të dalë nga Prishtina. /Gazeta10/