Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

AUV tërheq nga tregu “Flips Ketchup” të Pestovës, gjenden gjurmë të alergjenit qumësht

Gazeta10
26 September 2026 - 19:35

Sipas njoftimit të AUV-së, rasti është evidentuar përmes Sistemit Evropian të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), me numër njoftimi 2026.8267.

Mostra e produktit është marrë gjatë një kontrolli zyrtar në Slloveni dhe analizat laboratorike kanë konstatuar praninë e gjurmëve të qumështit. Në bazë të vlerësimit të riskut, produkti është konsideruar i pasigurt për konsumatorët e ndjeshëm ndaj këtij alergjeni.

Cili produkt po tërhiqet?
Bëhet fjalë për:

Produkti: Flips Ketchup

Prodhuesi: PESTOVA L.L.C., Kosovë

Lot: FK 04/26

Data e skadimit: 11.02.2027

Rreziku: Prania e gjurmëve të qumështit dhe mosdeklarimi i alergjenit

AUV ka bërë të ditur se ka nisur menjëherë gjurmueshmërinë e produktit dhe ka kryer kontroll zyrtar te operatori PESTOVA SHPK.

Postimi i plotë:

Produkti ushqimore “Flips Ketchup” prodhues Pestova me datë skadimi 11.02.2027 tërhiqet nga tregu

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), përmes Sistemit Evropian të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF) nr. 2026.8267, është njoftuar për ndalim të një ngarkese me produktë: “Flips Ketchup” me datë skadimi 11.02.2027, prodhues PESTOVA L.L.C lidhur me mosdeklarimin e pranisë së alergjenit qumësht në produktin ushqimor. Gjatë kontrollit zyrtar në Slloveni është marrë mostër e këtij produkti, ku përmes analizave laboratorike është konstatuar prania e gjurmëve të qumështit. Sipas vlerësimit të riskut të bërë në kuadër të njoftimit RASFF, produkti është vlerësuar si i pasigurt për konsumatorët e ndjeshëm ndaj alergjenit qumësht. AUV menjëherë ka nisur gjurmueshmerinë për prodhimin dhe tregtimin e produktit .

Inspektorati i AUV-së kanë realizuar menjëherë kontrolli zyrtar te operatori PESTOVA SHPK, me qëllim të verifikimit të rastit, konstatimit të gjendjes dhe ndërmarrjes së masave përkatëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Gjatë kontrollit është konstatuar se produkti “Flips Ketchup”, Lot FK 04/26, ishte i pranishëm në stok. I njëjti sipas dokumentacionit ishte prodhuar në sasi prej 20,406 pakosh dhe ishte eksportuar në disa vende.

AUV ka urdhëruar operatorin ekonomik tërheqjen e menjëhershme nga tregu të produktit me Lot FK 04/26. Po ashtu ka ndaluar shitjen apo distribuimin e sasisë në depo. Është vendosur masë kufizuese për prodhimi dhe vendosja në treg të produktit të ri, deri në kryerjen e analizave laboratorike për praninë e alergjenëve të qumështit dhe/ose korrigjimin e deklaracionit. Mbikëqyrja e zbatimit të urdhëresave do të përcillet deri në përfundim. Pas marrjes së rezultateve të analizave laboratorike, vendoset për fatin e produktet duke u mbështetur ne rezultate dhe vendosje të etiketimit-deklarimit të saktë të përbërësve në përputhje me ligjin.

Të dhënat e produktit:

•​Nr. i njoftimit RASFF: 2026.8267

•​Produkti: Flips Ketchup

•​Prodhuesi: PESTOVA L.L.C., Kosovë

Lot: FK 04/26

•​Data e skadimit: 11.02.2027

•​Rreziku i identifikuar: prania e gjurmëve të alergjenit qumësht dhe mosdeklarimi i tij.

Thërrasim konsumatorin për vëmendje gjatë blerjes se produkteve ushqimore. Nëse e hasni produktin sipas të dhënave me lartë ne treg, të njoftoni menjëherë AUV-në . Po ashtu nëse të njëjtin e keni ne shtëpitë e juaj duhet ta ktheni ne piken e blerjes. ​

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes AUV-së është duke ndërmarrë të gjitha veprimet për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve. Mbetemi të përkushtuara në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe në zbatimin e masave të nevojshme mbi secilin dyshim qe paraqitet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.