Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Avioni bën ulje emergjente në Romë, një zog u përplas në motorin e tij

Gazeta10
11 November 2024 - 13:24

Një aeroplan u detyrua të bënte ulje emergjente në Romë pasi një zog goditi motorin e tij dhe shkaktoi zjarr pak pas ngritjes.

Sipas linjës ajrore dhe rojes bregdetare italiane, fluturimi HU438 “takoi” zogun në fillim të udhëtimit të tij për në Shenzhen të Kinës, shkruan The Independent.

Pamjet e shpërndara në X treguan Boeing 787-7 Dreamliner duke fluturuar i rrethuar me tym dhe flakë që dilnin nga motori i tij i djathtë.

Fluturimi u ul i sigurt në Romë pasi bëri ‘hedhje karburanti’ mbi det për 54 minuta në mënyrë që të reduktonte peshën e avionit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.