Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Avokati mbrojtës i Mustafës: Nëse trupi gjykues e shqyrton se ZPS-ja ka ndryshuar qëndrimet, atëherë të dëgjohen serish dëshmitarët

Gazeta10
15 Shtator 2022 - 11:49

Avokati mbrojtës i Salih Mustafës, Julius von Bone, ka thënë se nëse trupi gjykues e shqyrton se ZPS-ja ka ndryshuar qëndrimet, atëherë të dëgjohen serish dëshmitarët, raporton Gazeta10

Ai ka thënë se kjo nuk ka qenë e mundur fare.

“Qëndrimi ynë është se dëshmitarët e ZPS-së nuk janë ndaluar në këtë komplekst, nuk ishte e mundur fare, nuk ishte e mundur dhe s’kishte një numër shumë të madh njerëzish”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se nëse trupi gjykues mund ta shqyrtojë se ZPS-ja ka ndryshuar qëndrimet atëherë mbrojtja kërkon të dëgjojë serish dëshmitarët

“Në qoftë se trupi gjykues është në gjendje ta shqyrtojë se ZPS-ja i ka ndryshuar qëndrimet e saj atëherë atëherë pala mbrojtëse dëshiron t’i dëgjojë dëshmitarët e ZPS-së edhe njëherë”, ka shtuar ai.

Dje mbrojtja e viktimave ka dhënë fjalën përfundimtare dhe më pas e ka marrë fjalën mbrojtja e Salih Mustafës.

Prokuroria ka kërkuar dënim me 35 vjet burg për Salih Mustafës. Ai aktualisht gjendet në qendrën e paraburgimit në Hagë. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.