Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Avokati Thaçit: Në kohën e Rambujesë klienti im ka qenë në Europë

Gazeta10
08 Shtator 2022 - 17:23

Avokati i Hashim Thaçit, Georgy Kehoe, ka thënë se klienti i tij në kohën e Rambujesë ka qenë në Europë, raporton Gazeta10.

Kehoe këto komente i bëri në kontekstin e shpjegimit se mbrojtja do ta përdor mbrojtjen në alibi.

“A do përdorim ne mbrotje alibie? Përgjigja është po. Për shembull nëse do të marrim parasysh kohën nga Konferenca e Rambujesë deri në fund të shkurtit, deri në pranverë, klienti im ka qenë në Europë, ka qenë duke u takuar me udhëheqës ndërkombëtar”, ka thënë avokati i Thaçit.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi nuk janë në sallë por janë duke e përcjellur seancën ndaj tyre përmes video lidhjes, raporton Gazeta10.

Në këtë seancë pritet të diskutohen të gjitha temat që ndërlidhen me shpalosjen e materialeve, hetimet e mbrojtjes dhe të Prokurorisë, si dhe detaje të tjera.

Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerët po mbahen në paraburgim në Hagë. Ata po akuzohen për krime lufte. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.