
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka deklaruar se vrasja ndaj grave nuk është më fenomen, por është bërë dukuri përkundër masave të marra, por që sipas saj, letra e saj drejtuar ndaj Prokurorisë i ka shënjestruar institucionet duke kërkuar prej tyre mbështetje.
Ajo këto komente i bëri në emisionin GAZETA në Kanal 10.
“Letra e Arlindës ka shënjestruar organet e shtetit”, tha avokatja duke shtuar se pres me pa masa ndaj atyre që kanë pasë përgjegjësi për mbrojtjen e Arlindës.
Sipas saj nga ajo që po shihet deri tani, me vrasjet e shumta të grave, shihet se diçka nuk po funksionon si duhet.
Për më shumë shikone videon e plotë./GAZETA10