
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovoës për deputet, Visar Azemi ka thënë se nga 60 mijë bashkatdhetarë të regjistruar për të votuar, mbi 25 mijë janë mbështetës të kësaj partie.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se “mërgata është shtylla e Kosovës dhe LDK-së”.
“Mërgata, shtylla e Kosovës dhe LDK-së!
Nga 60,000 bashkatdhetarë të regjistruar për të votuar, mbi 25,000 janë mbështetës tanë.
Kjo është dëshmi e fuqisë dhe besimit që mërgata ka ndaj LDK-së – partisë që gjithmonë ka qenë pranë qytetarëve.
Kosova dhe mërgata janë një!” – ka shkruar ai.