Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Azemi: Rrahman Jasharaj është i pastër si loti 

Gazeta10
08 September 2022 - 23:42

Jusuf Azemi – Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, ka thënë se Kryetari i SBAShK-ut, është i pastër si loti, dhe se ia ka lakminë çfarë personi është. 

Azemi në Prime Time me Xhemajl Rexhën, ka thënë se deklarata e ish këshilltarit të Kurtit ndaj Jasharajt, është shumë e rëndë, raporton Gazeta10. 

“Rrahman Jasharaj, kushdo çka thotë, është një njeri i pastër si loti. Një njeri që sigurisht opinioni e di, ai nuk ka vetura e xhipa të zi me u endë, ai udhëton Pejë – Prishtinë me autobus, takohet me të gjithë, e ka një gjendje jo të mirë ekonomike. Ja kam lakminë atij personi”, ka thënë ai./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.