Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Bahtiri: Albin Kurti, lideri i vetëm që mund të bëj paqe në Ballkan 

Gazeta10
15 August 2023 - 11:08

Kryeministri Albin Kurti, është politikani i vetëm shqiptar që mund të bëj paqe në Ballkan, sipas Agim Bahtirit ish-kryetar i Mitrovicës, transmeton Gazeta10.

Duke ju referuar vizitës së fundit të kryeministrit në Tetovë e Çair, Bahtiri në Kanal10 tha se Kurti nuk ka për qëllim të shkaktojë probleme në rajon, por t’i bashkojë shqiptarët përmes ekonomisë, politikës e infrastrukturës.

“Lisi për momentin është Albin Kurti. Që lëshon rrënjë edhe përtej kufijve. Lidhja e shqiptarëve me rrugë, me ekonomi e politikë do të jetë e mundshme vetëm me një lider që ka pretendime për bashkim kombëtarë, jo për të shkaktuar probleme, por paqe. Nëse dikush mundet me ba paqe në Ballkan, ai është Albin Kurti.”, tha Bahtiri në Info10 në Kanal10.

“Ballkani ka qenë i shqiptarëve. Ne e dimë serbët nga janë ardh. Është në prioritet e në ndërgjegjën e secilit shqiptar që të punojnë e verpojnë të fuqishëm, të bashkuar për një çështje madhore. Për atë çështje kanë vdekur e sakrifikuar shumë shqiptarë. Secila qeveri që ka ardh në ish-Jugosllavi ka pre dhe ka gri shqiptarë.”, u shpreh tutje ai. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.