Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri vlerëson se situata në pjesën veriore të Kosovës po shkon drejt normaliteti.
Në studion e hapur të ‘Politiko’ në Kanal10 të realizuar në pjesën veriore të Kosovës, Bahtiri ka thënë se njerëzit e krimit nuk do të jenë më në këtë pjesë.
“Strukturat paralele dhe ato kriminale janë larguar nga kjo pjesë e Kosovës dhe qytetarët po ndihen të lirshëm. Mund të jetë i fshehur ndonjë aty-këtu, por në momentin që zbulohen do të arrestohen, për arsye se njerëzit e krimit më nuk do të jenë në këtë pjesë dhe mendoj që Policia e Kosovës është duke bërë një punë të shkëlqyer në ofrimin e sigurisë ”, ka thënë Bahtiri në emision ‘Politiko’ në Kanal10, përcjell Gazeta10.
Bahtiri ka shtuar se janë pjekur të gjitha kushtet që ura të lëshohet për qarkullim. /Gazeta10/
Deklaratën e tij për këtë çështje e gjeni me poshtë: