
Në emisionin “Politiko” ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka komentuar tensionet e krijuar së fundi në veri të Kosovës, raporton Gazeta10.
Bahtiri ka hedhur pikëpyetje se si në mes një sigurie të tillë, të policëve të Kosovës, EULEX-it e KFOR-it, kanë mundur të ndodhin sulmet e djeshme në veri, megjithatë ai ka thënë se ndaj këtyre akteve ka parë një tolerancë.
“Por ajo se çfarë kam parë ditët e fundit ka qenë një gjest i papritur që në mesin e gjithë kësaj sigurie KFOR-it, Policisë Kosovës, Policisë së EULEX-it të vin njerëz terrorist të shokojnë qytetet e Kosovës, këtë se kam pritur që të mos të dënohen ashpër nga të gjithë, sepse terrorizmi duhet dënuar jo vetëm nga populli i Kosovës por tërë bota. Dhe të kemi terrorizim në veri të njerëzve kriminel, që çdo herë nuk pushojnë së terrorizuari popullin e shtetin e Kosovës, po më duket se është një tolerancë tepër e madhe për ta.”, ka deklaruar Bahtiri.
Tutje, Bahtiri ka folur edhe për karrierën e tij politike, ku ka thënë se nuk ka tërheqje duke thënë se “shqiptari kurrë prej politike nuk heket”./Gazeta10