Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bahtiri për Kurtin: Dëshiron me mujtë Vuçiqin në përpjekjet e tij me marrë veriun

Gazeta10
04 July 2024 - 11:41

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka vazhduar t’i dal në mbrojtje kryeministrit Albin Kurti në raport me dialogun me Serbinë.

Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Bahtiri ka thënë se Kurti me veprimet e tij nuk po ja bën ‘argatin’ Serbisë, por sipas tij, po i mund pretendimin e Vuçiqit për të marrë veriun.

“Ndarja e veriut nuk do të ndodh kurrë dhe Albin Kurti me veprimet e tij po e mund Vuçiqin në përpjekën e tij”, ka thënë Bahtiti, raporton gazeta10.

Tutje Bahtiri ka shtuar se Qeveria e Kosovës është në përgatitje me të gjitha forcat e për t’i dal Zot vendit.

Anëtari i Vetëvendosjes, ka folur edhe për raportet e Albin Kurtit me amerikanët.

“Secili shqiptar që ka gjak shqiptari e donë Amerikën, sepse ky shtet është ndërtuar nga amerikanët dhe është fëmijë i amerikanëve”, ka thënë Bahtiri duke aluduar se edhe kryeministri Kurti e donë Amerikën dhe është mik i tyre. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.