Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Bajqinovci flet për mundësinë e luftës: Jemi çdo herë të rrezikuar

Gazeta10
16 January 2024 - 23:33

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka thënë se ekziston rreziku i një sulmi nga ata e Serbisë ndaj Kosovës.

Këto pretendime sipas tij, janë rritur pasi 50 % e forcave ushtarake Serbia i ka vendosur rreth kufirit të Kosovës.

Ai në emsionin ‘Gallatë’ me Arben Ahmetin, ka thënë se Serbia tashmë ka ngritur gatishmerinë e saj ushtarake dhe kjo është shqetësuese, raporton gazeta10

“Unë mendoj se me të vërtetë jemi të rrezikuar, kjo pasi Serbia 50% të forcave ushtarake i ka në pjesën jugore rreth kufirit e deri në Nish. Cka i duhet një fqinji kur e vendos armatimin e rëndë rreth kufrit. Andaj unë mendoj që Kosova jo vetëm tani, por edhe me herët ka qenë e rrezikuar. Mirëpo tani edhe me shumë duke e ditur se edhe ata janë në gjendje gatishmerie dhe tani po tentojnë që të sjellin ligjin për detyrim për ushtrinë e Serbisë”, ka thënë Bajqinovci. /Gazeta10/

Deklaratën e tij të plotë e gjeni në video…

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.