
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka komentuar intervistën e shkurtër të gazetarit Kushtrim Sadiku drejtuar presidentit serb, Aleksander Vuçiq, për të cilën në emisionin Politiko tha se duhet marrur shembull nga gazetarët e tjerë.
“Mua më vjen mirë që një gazetar, sikur ju që jeni profesionalist, ia nxjerrni sytë kryeminstrit serb duke tentu ta merrni një deklaratë, sepse shpesh e shohim mediat tona disa gazetarë më shumë i bëjnë presion kryeministrit tonë kur del nga dera e Brukseli, duke ia rras mikrofonin e i thënë a e pranuat asociacionin e çka bëre “.
Tutje, Bajqinovci mes tjerash tha se edhe nga pamjet shihet që presidentit serb ishte i neverikosur nga pyetjet e gazetarit të Kanal10.
“Duhet me marrë mësim prej juve që kur del Vuçiqi me e pyet pyetje të tilla, ai po shihet që është neverik me ty”, përfundoi ai.