
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka sqaruar në Prime Time se pse e quajti ‘Vorell” kreun e diplomacisë evropiane, Josep Borrell.
Ai tha se një postim i tillë në llogarinë e tij në Facebook, ishte sarkazëm, shkruan Gazeta10.
“Ka qenë një lloj sarkazme që e bëra. Ky zotri se di a e ka përfaqësu Brukselin apo Spanjën. Borell se di a poi përfaqëson shtetet shumicë që na kanë njohur, apo shtetin e Spanjës. Ato deklarata të tij janë të tmerrshme”, tha Bajqinovci në Prime Time. /Gazeta10