
Deputeti nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovci ka rënditur për siç thotë ai të arriturat e kësaj qeverie në raport me Sebrinë përgjatë 8 mujorit të fundit, shkruan Gazeta10
Bajqinovci në llogarinë e tij në Facebook ka përmendur mosmbajtjen e referendumit dhe zgjedhjet serbe në Kosovë, reciprocitetin për dokumente dhe të tjera arritje.
Postimi i plotë:
E pamundësuam mbajtjen e referendumit serb në Kosovë;
E ndalëm mbajtjen e zgjedhjeve po ashtu;
Po e zbatojmë reciprocitetin për letënjoftime;
Po vazhdon zbatimi i reciprocitetit për targa.
Të gjitha këto arritje në raport me Serbinë vetëm për 8 muaj. Për të gjitha thoshin se “do të lëshojmë pe e s’do të mund t’i mbajmë qëndrimet tona”.
Në secilën çështje kemi fituar, ndërsa ”Gajret” skeptikëve se nuk lshojmë pe.