Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bajqinovci: Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në dhjetor

Gazeta10
16 January 2024 - 23:53

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka folur për kohën kur vendi do të shkojë në zgjedhje parlamentare.

Ai ka përmendur fundin e këtij viti si kohë ideale për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

“Unë mendoj se zgjedhjet do të jenë kah fundi i vitit. Besoj që në dhjetor do t’i kemi zgjedhjet e rregullta. Për herë të parë do të kemi qeveri me mandat të plotë pra katër vite. Prandaj duhet të mësohemi dhe të jetë standard i ri që katër vite populli ta sheh se kush çfarë ka punuar si në pozitë si në opozitë dhe t’ia jap votën në fundi”, ka thënë Bajqinovci në emsionin ‘Gallatë’ në Kanal10.

Ai pret që Vetëvendosje të shpallet fituese e padiskutushme edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare./Gazeta10/

Deklaratën e tij të plotë e gjeni në video…

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.