
Alban Bajrami – Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se pakënaqësitë e deputetëve të kësaj partie nuk janë të thella.
Bajrami në një lidhje të drejtpërdrejt në Info 10 me Naim Sadikun, ka deklaruar se secili aktivist ka të drejtë t’i paraqes pakënaqësitë, transmeton Gazeta10.
“Me sa po më kujtohet, e kam dëgjuar Emanin duke folë për cështje të cilat kanë të bëjë me mbarëvajtjen e organizimit të brendshëm të grupit parlamentar. Kjo është në frymën e asaj të cilën e kemi ndërtuar edhe subjektin politik, secili deputet e aktivist ka të drejtë t’i shpreh pakënaqësit e tij”, ka thënë ai./Gazeta10