Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bajrami ‘godet’ Qeverinë Kurti: Dështuan të sjellin investime po tentojnë të sjellin të burgosur

Gazeta10
20 May 2024 - 18:43

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se do të votojë prapë kundër Marrëveshjes Ndërkombëtare për dhenien në shfrytëzim Danimarkës qendrën e paraburgimit në Gjilan.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami thotë se miratimi i kësaj marrëveshjeje është “gabim dhe nuk duhet ta bëjmë Kosovën vend për të sjellë të burgosur”.

”Unë kam votuar kundër javën e kaluar do të votoj prapë kundër. Miratimi i kësaj marrëveshje është gabim dhe nuk duhet të bëjmë Kosovën vend për të sjellë të burgosur. Kosova duhet të krijojë kushte për investime të huaja. Dështuan të sjellin investime, po tentojnë të sjellin të burgosur.” ka shkruar deputetja Bajrami. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.