Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Bajrami-Kurtit: Dasmat bëjini në institucione, krejt familjarët aty i keni

Gazeta10
07 April 2023 - 15:08

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Qeverinë. Ajo ka thënë se në dy vjet qeverisje nuk është bërë asgjë në Kosovë.

Bajrami ka theksuar se s’ka projekte, investime, transparencë. Ka thënë se premtimet që i ka dhënë kryeministri Albin Kurti, në qeverisje nuk i ka përmbushur, ndërsa se institucionet janë mbushur me familjarë

“Kryeministri thoshte se familjarët janë për dasma, sot dasmat lirisht mund t’i bëni në institucione se krejt familjarët i keni aty. Besoj që duhet të ju vij turp për votat që i keni marrë, për këto dy vjet nuk e keni pasur asnjë pengesë të vetme për realizimin e programit tuaj qeverisës”, ka thënë ajo në debatin që po zhvillohet në Kuvend për punën dyvjeçare të Qeverisë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.