
Sonte në emisionin POLITIKO në Kanal po debatohet për “Rënie-ngritjet e partive politike”, ku panelistët e ftuar po japin vlerësimet e tyre rreth rezultatit të zgjedhjeve që u mbajtën dje në Kosovë.
E në një lidhje live në emision ka folur edhe kreu i Suharekës, Bali Muharremaj i cili ka theksuar se ky është vendim i qytetarëve dhe se ne jemi pajtuar sa i përket rezultatit për AAK-në.
“LVV-ja duhet me u ul edhe me zgjidh problemin e me i formu institucionet, e jo me pasë zgjedhje çdo katër mua”, tha ai mes tjerash.
Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10