Kampioni i Kosovës, Ballkani ka prezantuar fanellat e reja me të cilat do të luajë në sezonin e ri 2023/24.
Po ashtu, Ballkani ka bërë të ditur se do të debutojë me fanellën e re në ndeshjen e sotme ndaj Ludogorets, raporton KosovaPress.
“Që sonte, me to futbollistët do të paraqiten në “Fadil Vokrri”, në duelin kualifikues të Ligës së Kampionëve, ndaj Ludogorets”, shkroi Ballkani në “Facebook” për fanellat e reja.
Me fillim nga ora 20:45 Ballkani sot do ta zhvillojë ndeshjen kundër Ludogorets, e cila do të jetë e vlefshme për kualifikimet e Ligës së Kampionëve.