Ballkani e ka përfunduar me humbjen aventurën historike në Ligën e Konferencës, raporton Gazeta10.
Kampioni në fuqi i Kosovës është mposhtur nga Cluji me rezultat minimal 1-0.
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Constandin Radulescu”, Cluji e nisi më mirë
ndeshjen dhe kaloi në epërsi në minutën e 17 të ndeshjes.
Golin e skaudrën rumune e shënoi mesfushori, Nana Boateng.
Cluji kishte mundësi që të dyfishonte avantazhin, por goditjen e Daec nga penalltia e
priti gardiani i portës së Ballkanit, Stivi Frashëri.
Në pjesën e dytë Ballkani u përpoq që të shënonte golin e barazimit, por që nuk arritën t’i konkretizonin rastet që kishin dhe në fund pësuan disfatë minimale.
Skaudra nga Theranda e mbyll aventurën në Ligën e Konferencës në pozitën e fundit në grupin G me gjithsej katër pikë të grumbulluara pas gjashtë ndeshjeve.
Ballkani është skaudra e parë kosovare që ka arritur në këtë nivel të garave ndërkombëtare. /Gazeta10/