Ballkani po vazhdon përgatitjet për stinorin pranveror në Turqi.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka zhvilluar miqësoren e parë në shtetin turk kundër skuadrës nga Kazakistani, Kaysar.
Kampioni në fuqi i Kosovës ka fituar me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm në këtë ndeshje për therandasit e ka shënuar sulmuesi Meriton Korenica.
Në ditët në vazhdim, Ballkani pritet t’i zhvillojë edhe disa ndeshje të tjera miqësore gjatë fazës përgatitore në Turqi.
Ballkani e përfundoi stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në pozitën e dytë me 38 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe lideri, Drita.