Sport

Ballkani forcohet me sulmuesin Hamidi

Gazeta10
10 Gusht 2023 - 13:55

Sulmuesi nga Algjeria, Walid Hamidi është përforcimi më i ri i skuadrës së Ballkanit. Kampioni i Kosovës, të enjten e ka prezantuar 26-vjeçarin, por që nuk i ka bërë të ditura detajet e marrëveshjes.

Hamidi te Ballkani transferohet nga skuadra e Shkupit, pjesë e të cilës ishte prej vitit 2021. Hamidi këtë edicion ka regjistruar 4 paraqitje për Shkupin, ndërsa edicionin e shkuar pati 5 gola e 2 asistime në 33 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

Algjeriani te Ballkani do ta zëvendësojë Albion Rrahmanin, i cili ditë më parë u transferua në Rumani, te skuadra e Rapid Bukureshtit.

“Kemi kënaqësinë t’u njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me Fc Shkupin, për transferimin e sulmuesit algjerian, Walid Hamidi. Futbollistit i dëshirojmë suksese në fanellën e kampionit të Kosovës, drejt arritjes së objektivave tona të përbashkëta”, ka shkruar Ballkani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.