
Publicisti Halil Matoshi ka komentuar iniciativen për krijimin e Ballkanit të Hapur, duke thënë se “Ballkani i Hapur” shkoj për uthulla.
Sipas tij bota serbe përpos ndikimit në Republika Srpska po e shtrin ndikimin edhe me pjesëmarrjen e Abazoviqit i cili sipas tij është kuazi shqiptar, pasiqë siç tha ai e mbanë emrin me viq.
Ndaj kësaj deklarate të Matoshit reagoj menjëherë gazetari Kushtrim Sadiku duke ia kujtuar Matoshit numrin e madh të shqiptarëve në Luginën e Preshevës që kanë mbiemra të tillë me prapashtesën “viq”.
Matoshi tha tutje se qytetarët mund të ndërrojnë mbiemrin e tyre pasiqë mbiemrat që mbarojnë me “viq” nuk i përkasin shqiptarëve. /Gazeta10/