Kampioni i Kosovës, Ballkani kërkon të rishkruajë historinë në futbollin evropian, duke kërkuar kualifikimin në grupet e Ligës së Konferencës, në ndeshjen kthyese ndaj BATE Borisov.
Ballkani do të luajë në udhëtim te klubi bjellorus në kuadër të ndeshjes kthyese të vlefshme për fazën “play-off” në Ligën e Konferencës.
Megjithatë, për shkak të sanksioneve evropiane për bjellorusët ndeshja do të zhvillohet në Hungari, në “Varosi Stadion” me fillim nga ora 20:00.
Ekipi i Ilir Dajës ka fituar ndeshjen e parë në Prishtinë me rezultat të thellë 4-1 dhe synon ta konfirmoj këtë fitore për të siguruar kualifikimin.
Kalimi në grupet e Ligës së Konferencës do të ishte histori në vete për klubin nga Kosova, pasi do të ishte për herë të dytë radhazi, pas sezonit të kaluar.