Ballkani sonte ka zhviilluar ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues ndaj Larnes së Irlandës së Veriut.
Në sfidën që u luajt në “Fadil Vokrri”, Ballkani shënoi fitore të madhe prej 3-0.
Golat për kampionin e Kosovës i shënuan: Albion Rrahmani, Almir Kryeziu dhe Nazmi Gripshi.
Me këtë fitore, Ballkani ka një avatazh të madh në ndeshjen kthyese që luhet më 3 gusht në Belfast.
Bëjmë me dije se fituesi i kësaj përballje do të sfidohet nga Lincoln Red Imps i Gjibraltarit në rrethin e tretë kualifikues për grupet e Ligës së Konferencës.