Ballkani është mposhtur nga Slavia Praga me rezultat minimal 0-1 dhe me këtë disfatë skaudra nga Theranda është pranë eleminimit nga Liga e Konferencës.
Kampioni i Kosovës e nisi majft mirë ndeshjen, ku kishte disa rastë të mira shënimi.
Ballkani ishte afër të kalonte në epërsi në fund të pjesës së parë, por goditja e Ermal Krasniqit shkoi jashtë portës.
Në minutën e 60-të u pretendua për një penallti në favor të Ballkanit, por kështu nuk mendoi gjyqtari Morten Krogh.
Slavia Praga kaloi në epërsi në minutën e 75-të të ndeshjes, me anë të mesfushorit Ondrej Lilngr.
Me këtë disfatë Ballkani gjendet në vendin e fundit në grupin G me katër pikë, ndërsa me këtë fitore ekipi Çek, slavia Praga renditet në vendin e dytë.
Ndeshjen e fundit në fazën e grupeve, Ballkani e zhvillon javën e ardhshme ku do të përballet me Clujin në Rumani.